Kastrioti - klubi më i mirë në dy dekadat e fundit 

Hendboll

Kastrioti - klubi më i mirë në dy dekadat e fundit 

Nga: K. Goca Më: 8 maj 2020 Në ora: 16:57
KHF Kastrioti i vitit 2020

Klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, është klubi më i mirë në 20 vitet e fundit. 

Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, nga 20 emrat e hendbollit që morën pjesë në anketë, zgjodhën KH Kastriotin klubin më të mirë në Kosovë në periudhën 1999-2019.  Klub me shtatë tituj kampioni, më së shumti në dy dekadat e fundit. 

Edhe trajnerja më e mirë u zgjodh Valbona Zeqa,  hendbollistja më e mirë Lirie Muhaxheri po ashtu edhe në beku i majtë, si dhe  Vlora Jaashari, beku i djathtë më i mirë në vend në 20 vitet e fundit.

Sipas anketës, KHF KASTRIOTI - klubi më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019
Renditja 

1. Kastrioti    13 vota
2. Vushtrria    4
3. Prishtina    3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat