Edi Kolgeci flet për situatën e Prishtinës dhe a janë të gatshëm për vazhdimin e kampionatit 

Hendboll

Edi Kolgeci flet për situatën e Prishtinës dhe a janë të gatshëm për vazhdimin e kampionatit 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2020 Në ora: 19:42
Edi Kolgeci flet për situatën e Prishtinës dhe a janë të gatshëm për vazhdimin e kampionatit 

Klubet janë në situatë të palakmueshme, në krizë të vështirë financiare, për shkak të pandemisë – Covid 19. Kryetari i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt), Edi Kolgeci, tha se Prishtina është e gatshme për ta vazhduar kampionatin. 

Bardhekaltrit janë në vend të dytë me 32 pikë apo kanë 4 pikë me pak se lideri Besa Famgas, pas 18 javëve të zhvilluara në Superligën e  Kosovës. 

Kampionati është ndërprerë tash e një kohë për shkak të pandemisë.   

Edi, FHK-ja ka gati planin për vazhdim te kampionatit, si e shihni ju?

“FHK-me siguri e ka planin dhe besoj që e ka në akordim me masat dhe fazat që janë vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së. Si do që të vendoset duhet të ketë konsultime edhe me klubet e posaçërisht me klubet që synojnë titullin e kampionit sikurse KH Prishtina. Lojtarët tanë janë të gatshëm por kur them konsultime apo bashkëveprim mendoj se duhet të kemi parasysh se duhet edhe një kohë për stërvitje dhe përgatitje.

Përveç situatës në të cilën ishim dhe ende jemi me Covid-19, dihet se shumica e klubeve, mos të them të gjitha kanë qenë në situatë jo të mirë financiare, gjendje e cila është vështirësuar edhe më shumë për klubet e posaçërisht për lojtarët.

Në rastin e KH Prishtina edhe ata pak sponsorë me të cilët ishim në bisedime kanë hequr dorë për një kohë. Kemi vetëm përkrahjen e komunës e shpresoj që edhe Ministrinë e Sportit dhe FHK-së do të ndihmojnë klubet që të përfundoj edhe ky sezon.

Ne si klub do ti respektojmë të gjitha masat dhe planet gjithmonë duke u bazuar në kushtet dhe rrethanat në të cilat gjendemi por  duke pasur prioritet shëndetin dhe mirëqenien e lojtarëve tonë”, tha Kolgeci për gazetën kombëtare “Bota sot”. Prishtina është kandidat së bashku me Besën në luftë për Kupë dhe titullin e kampionit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat