Istrefi: Mirëpresim vazhdimin e kampionatit, por duhet të na ndihmojnë 

Hendboll

Istrefi: Mirëpresim vazhdimin e kampionatit, por duhet të na ndihmojnë 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2020 Në ora: 13:09
Istrefi: Mirëpresim vazhdimin e kampionatit, por duhet të na ndihmojnë 

Trepça nga Mitrovica renditet në vend të tretë me 26 pikë, ka dhjetë me pak se lideri Besa Famgas, pas 18 jave të luajtura në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Mitrovicasit ankohen se po ballafaqohen me krizë të madhe, të cilët kanë mbetur pa sponsor, megjithatë janë të gatshëm që t’i vazhdojnë garat. Kryetari i KH Trepça, Bujar Istrefi, tha se presin lehtësime edhe nga FHK-ja po ashtu edhe ndihmë nga komuna.  

“Kemi mbetur pa sponsor, pasi që sponsori “Misini” është tërhequr për shkak të rrethanave që janë krijuar nga pandemia, Covid 19, por shpresojmë që federata të na lirojë nga obligimet dhe të na ndihmojnë. Po ashtu të na ndihmojnë edhe Kuvendi Komunal i Mitrovicës në tejkalimin e kësaj gjendje, duke pas parasysh se pandemia ka shkaktuar krizë financiare jo vetëm tek klubi ynë.

Ne jemi mi vazhduar garat ashtu si vendosin komisionet përkatëse në FHK. Mirëpresim vazhdimin e kampionatit. Synojmë Evropën”, tha Istrefi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat