Alarm për bombë në dhomat e Kombëtares së Kosovës, policia e Serbisë lëshon qentë nëpër dhoma! Shala tregon prapaskenat e Beogradit 

Hendboll

Alarm për bombë në dhomat e Kombëtares së Kosovës, policia e Serbisë lëshon qentë nëpër dhoma! Shala tregon prapaskenat e Beogradit 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2020 Në ora: 17:30
Kovillovo

Me 23 mars të vitit 2018, ishin momente më të vështira në jetë për selektorin e Kombëtares së Kosovës U-20 në hendboll (femrat), Faruk Shala, i cili ka të regjistruar shumë gjëra interesante në ditarin e tij! 

Prapaskenat e Beogradit, të një mbrëmje ferri, të pashlyeshme nga kujtesa për secilën hendbolliste të Kombëtares së Kosovës U-20! Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, nuk i zihej vendi vend por e ruante qetësinë! 

Alarm për bombë në dhomat e Kombëtares së Kosovës, policia e Serbisë lëshon qentë nëpër dhoma! 

Image

Lojtaret e e Kosovës në korridor të hotelit, pasi policia me qen kontrollonte dhomat

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte dhënë urdhër, që Kosovën mos ta lejojnë të luajë asnjë ndeshje, as me Serbinë U-20 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror U-20.  Vetëm një stërvitje e mbajti Kosova nën drejtimin e Shalës pikërisht në sallën Kovillovo. Kosova u kthye për në Prishtinë me urdhër të paprecedent të Vuçiqit, që e tërë Serbia ishte e nervozuar. 

Për gazetën kombëtare “Bota sot”, Shala tregon prapaskenat e Beogradit.

“Me 23 mars të vitit 2018: Hotel “President” në Kovilovo-Beograd në Serbi: Pasi gjatë ditës president serb Aleksandër Vuçiç kishte urdhëruar të mos lejohet zhvillimi i ndeshjes Kosovë – Serbi, ne ishim në pritje të vendimeve të EHF-it.

Ora: 20.45 kthehem nga salla e bukës në hollin e hotelit, ulem për nga një kafe pas darkës, prezent z. Eugen Saraçini, z. Izet Gjinovci, Leart Hoxha i 21, Arsim Maxhera, Lulzim Nagavci.

Njëra nga hendbollistet më thërret në katin e dytë, ku ishte e akomoduar Kombëtarja, diçka nuk shkonte ka probleme.

Ngjitem shpejt, të gjitha dyert e  dhomat e kombëtares janë të hapura, hendbollistet në korridor të hotelit bashkë më trajneren Valbona Rudaku dhe fizioterapeuten Erlinda Hakaj, në dhoma ishin futur njësia speciale e MUPI-t,  me qen, kthehem menjëherë njoftoj udhehëqesit tanë, sekretari Gjinovci me sugjeron të kthehem shpejt, të jam pranë vajzave derisa t’i kontaktojnë përgjegjësit për sigurinë tonë dhe drejtuesit e Federatës se Hendbollit të Serbisë. 
Ngjitem lart, i drejtohem njërit prej policëve që në dukje lë të kuptoj që po udhëheq grupin e policëve të armatosur, me qen dhe disa me pajisje, me thotë: ‘Ju lutemi rrini në korridor, mos u shqetësoni, na lini të qetë, të bëjmë punën tonë”.

Përderisa policia kontrollonte gjithçka në dhomat tona, duke hedhur në dysheme gjithçka nga çantat dhe gjërat tjera tona, në ndërkohë z. Gjinovci me njofton qe ka një alarm që në dhomat e Kombëtares së Kosovës kanë vendosur një bombë, njësisë e posaçme po e kërkonin.

Në biseda joformale me udheheqësin me thotë, që nuk duhet të shqetësoheni, “s’ka asnjë mundësi të ketë bombë këtu, kjo qendër sportive rekreative është më e sigurta ne Serbi, as zogjtë e malit nuk munden të futen në këtë hotel pa u vërejtur nga ne, e lere më të vendosë dikush bombë”. E gjithë qendra është e rrethuar nga njësitet speciale tl MUPI-të. Ora 22.25, alarmi për bombën doli të jetë i rremë, hendbollistet u kthyen ne dhomat e tyre, ndonëse lajmi doli në mediat serbe, ne arritëm ta mbajmë të fshehur arsyen e futjes së policëve në dhomat e kombëtares për te mos shkaktuar panik”, tregon Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat