Ahmet Petrova: Ne e mirëpresim çdo vendim  

Hendboll

Ahmet Petrova: Ne e mirëpresim çdo vendim  

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2020 Në ora: 17:39
Ahmet Petrova: Ne e mirëpresim çdo vendim  

Hendbolli së shpejti pritet t’i vazhdojë garat!  Shumë shpejt pritet që organet përkatëse të Federatës së Hendbollit të Kosovës të caktojnë edhe datën e rinisjes së garave.

Ahmet Hysenaj - Petrova, kryetar i KH Kastriotit (meshkujt), tha se është i kënaqur me vullnetin dhe dëshirën e lojtarëve për të vazhduar kampionatin, po ashtu që të gjithë janë shëndoshë e mirë.  

Petrova iu është falënderues të gjithë lojtarëve për korrektësi, trajnerit, kryesisë, komunës dhe shpreson se nga kjo e fundit edhe do të ndihmohet, kur kihet parasysh që po ballafaqohen me situatë të vështirë në kohë pandemie. Ai shpreson edhe ministria e sportit edhe bizneset,  t’i ndihmojë klubet, që të kalojnë sa më lehtë këtë gjendje. 

Petrova tha se nga viti 1978, kur ka ardhur në klub, ish Borcin e tash pas një kohe në KH Kastrioti, kurrë nuk e kishte  pa klubin në at mjerim të madh se sa në kohën kur u kthye në fillim të vitit 2020. 

“Jam i lumtur që po kalon kjo pandemi dhe i dëshiroj shërim sa më të shpejt të gjithë atyre që janë të infektuar nga Covid 19.  Jam i lumtur që qyteti ynë shpëtoi pa viktima të mëdha. Ndërsa në mesin e lojtarëve apo udhëheqësisë nuk kemi probleme shëndetësore, të gjithë janë mirë dhe trajneri ynë Kasim Kamenica (trajner me përvojë të madhe), qysh me 15 mars ishte kthyer për në Bosnjë dhe Hercegovinë sikur edhe lojtari kroat Antonio Vozila për Rijekë. Kam kontaktuar me ta dhe janë mirë në gjirin familjar të tyre.

Ne mirëpresim çdo vendim që bie Qeveria apo Ministria e Shëndetësisë dhe po ashtu edhe vendimet e FHK-së, që janë në përputhje me to, ne do ti respektojmë. Unë e kam gjetur klubin në gjendje të mjerueshme , jam munduar me zbut gjendjen  dhe do ta zbusin, që ta kthejmë klubin në binarët e krenarisë”, tha Hysenaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

“Vazhmisht jam në kontakt me sekretarin e përgjithshëm e FHK-së, Izet Gjinovci, ku diskutojmë pr gjendjen që po kalon në përgjithësi sporti.

Synimi im është që të përfundojë kampionati në mënyrën më të mirë dhe ashtu si e do rendi, me rregull”, përfundoi Petrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat