Konfirmohet nga FHK, hendbolli rikthehet në qershor

Hendboll

Konfirmohet nga FHK, hendbolli rikthehet në qershor

Më: 20 maj 2020 Në ora: 14:55
Foto

Pas futbollit, sporti i radhes në Kosovë për rifillimin e ligës është Hendbolli.

Federata e Hendbollit të Kosovës e ka zyrtarizuar lajmin për rfillimin e garave dhe ka bërë të ditur se stërvitjet fillojnë në fillim të qershorit ndërsa kampionati do të filloj me 13 qershor.

Lajmi është zyrtarizuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës:

“Prej 13 qershorit kthehen ndeshjet e hendbollit në vendin tonë. Skuadrat pritet të vazhdojnë stërvitjet në fillim të qershorit, ndërsa brenda muajit të ardhshëm pritet të kompletohen garat e këtij edicioni. Prej fillimit ishim të përkushtuar që t’i shkojmë deri në fund edicionit të garave. Të përkushtuar vazhdojmë të jemi, duke mos rrezikuar shëndetin e askujt dhe duke ofruar përkrahje për të gjithë.

Kemi kaluar sfida të mëdha dhe këtë sfidë globale po e kalojmë së bashku. Dorëzimi nuk është opsion. Hendboll PO, siguri PO, kujdes maksimal PO”, thuhet në njoftimin zyrtar të FHK-së.

Elita e hendbollit kosovar do të rikthehet në të dyja kategoritë, të femrave dhe të meshkujve.

Deri më tash te sportit kolektive është zyrtarizuar edhe rikthimi i futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat