Çfarë thonë Istogu?

Hendboll

Çfarë thonë Istogu?

Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:00
Çfarë thonë Istogu?

Kampioni në fuqi Istogu beson e shpreson se do të përgatiten maksimalisht për garat e play-off-it, të cilat fillojnë me 13-14 qershor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

“KHF Istogu mirëpret vendimin e bordit të FHK-së për rifillim të kampionatit, presim të lejohet fillimi i stërvitjeve.
KHF Istogu ka mirëpritur zbutjen e masave kundër Covid19 dhe paralajmërimin e rifillimit të garave, gjithashtu mbeshtetet vendimet e Bordit të FHK-së që Play Offi të filloj me 13/14 qershor, sporti dhe sportistet janë krenaria e Kosovës pas pavarësimit, ne do të zbatojmë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore, njëherit kërkojmë që Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e sportit të jenë afër klubeve sportive që do të zhvillojnë gara në këtë fazë, sporti dhe sportistet e meritojnë këtë, institucionet shtetërore mund të kontribojnë shumë në këtë kohë.

Klubet e hendbollit kanë nevojë që sa më parë t'iu lejohet zhvillimi i stërvitjeve të paktën në hapësira të hapura, sepse zhvillimi i garave pa përgatitje të duhur fizike mundet të jetë aq e rrezikshme dhe fatale sa edhe Covid19 sepse mund të paraqiten lëndimet të hendbollistet dhe hendbollistet më pasoja për karrierën e tyre, po ashtu ministritë përkatëse së bashku me autoritetet komunale, duhet të ndihmojnë klubet duke bërë testimet e sportistëve para fillimit të përgatitjeve, dezinfektimin profesional të hapësirave sportive, në interes të ruajtjes së shëndetit të sportistëve tanë, po ashtu të ndihmojnë në rikthimin e sportistëve nga shtetet tjera dhe bashkimin më pjesën tjetër të skuadrës.

Përgjegjësitë tona janë të mëdha qoftë në përfaqësimin tonë brenda vendit, çoftë ne përfaqësimin tonë në garat evropiane andaj mirëpresim përkrahjen e të gjithë juve”, shkruan në komunikatën e klubit lider të elitës së hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat