Burrë i fjalës dhe më i paguari në Kosovë!

Hendboll

Burrë i fjalës dhe më i paguari në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2020 Në ora: 17:12
Verim Zherka

Në fund të viteve të 80-ta vlerësohej prej talenteve më të mëdhenj në ish Jugosllavi! 

Në vitet kur ish Borci ishte në Ligën e Parë federative të ish Jugosllavisë, ai qysh si i ri, në moshën 18 - vjeçare, u paraqit në mesin e yjeve dhe luante me përsosmëri kundër klubeve të mëdha të asaj kohe.

Para pak  ditëve edhe trajneri i mirënjohur nga Bosnja e Hercegovina, Kasim Kamenica, e ka futur në mesin e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave në rolin e bekut të majtë.

Image

Është Verim Zherka që ka një karrierë të bujshme dhe sot është trajner i KH Prizrenit.  Ai ka luajtur për KH Prizreni, ish Borcin e Ferizajt,  Vardarin e Shkupit, Prishtinën, Këllëçoglu nga Eskisher i Turqisë, Besën e Pejës dhe KH Kastrioti.

Ka një personalitet të rrallë, që të tjerët e lakmojnë. 

Burrë i fjalës dhe më i paguari si hendbollist e si trajner në Kosovë! Ai ka qëndrime të forta dhe nuk merret asnjëherë me disa të padijshëm e me disa budallenj, por vetëm qeshet apo iu qeshet atyre!

Ai është profesionist dhe i vetmi pothuajse që nuk ka lejuar askënd që të luajë me personalitetin e tij.  E do punën, është i përpiktë në stërvitje dhe kërkon më të mirën në çdo ndeshje.  

Çdo herë kërkon që t’i paguhet djersa, meritat por edhe të respektohet mundi e të paguhet lojtari sa e ka hakun. Profil i rrallë dhe i çmuar.

Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave, sipas trajnerit të njohur botëror, Kasim Kamenica  

Portierë: Rac, Kamenica, Mlladenoviq.
Alo e majtë: Sojeva, Tomoviq, Dekiç.
Beku i majtë: Vuçkoviç, Makiqi, Zherka
Qendrat: Gërkoviç, Tupella, Bajrami
Beku i djathtë: Selmanaj, Mexhedoviq, Elezoviq.
Alo e majtë: Kilaj, Be. Qerimi, A. Llazari.
Pivot: Reçica, Bu. Qerimi, Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat