Besa fillon përgatitjet 

Hendboll

Besa fillon përgatitjet 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:07
Ante Kukrika

Besa Famgas nga Peja, skuadra më e trofeshme në vitet e pasluftës, 13 herë kampione, ka filluar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit përkatësisht garave të play-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkuj).

“Edhe zyrtarisht kemi filluar stërvitjet, duke iu përmbajtur rregullave të udhëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19”, njofton KH Besa Famgas.

Pejanët janë skuadra kryesore për titullin e kampionit së bashku me Prishtinën.

Besa ka ekipin më të mirë dhe synojnë t’i mbrojnë trofetë, Kupën dhe titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat