Lirie Muhaxheri apo lojtarja e Gjeneratës së Republikës

Hendboll

Lirie Muhaxheri apo lojtarja e Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2020 Në ora: 17:25
Lirie Muhaxheri apo lojtarja e Gjeneratës së Republikës

Edhe gjinia femërore ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e garave të Republikës së Kosovës në vitet më të vështira (1991-1999).

Në kohën kur Kosova u okupua nga pushtuesi serb, sportistët dhe sportistet u mobilizuan dhe zhvilluan garat në fusha dhe salla të improvizuara, gjithnjë të përndjekur nga okupatori serb. 
Lirie Muhaxheri, i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ajo ka qenë ndër hendbollistet më të mira dhe që ka dhënë kontribut në ato vite.

Ajo me shumë shoqe iu kundërvunë armikut serb dhe nuk u ndalen asnjëherë përkundër presioneve dhe kërcënimeve të mëdha që i vinin nga pushtuesi. Sot është krenare që hendbolli po frymon lirshëm dhe po luan në palestrat sportive po ashtu dhe në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat