Kampionja e Kosovës i kthehet stërvitjeve

Hendboll

Kampionja e Kosovës i kthehet stërvitjeve

Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:58
Kampionja e Kosovës i kthehet stërvitjeve

Kampionja e Kosovës në hendboll (femrat), KHF Istogu i kthehet stërvitjeve ditën e hënë me 1 qershor. 

“Pas vendimit të bordit të FHK-së që kampionati të rifillon me 13/14 qershor, skuadra e qytetit të Istogut do të filloj të stërvitet nga data: 01 qershor ditë e hënë duke respektuar në plotëni rekomandimet e institucioneve shëndetësorë për parandalimin e Covid 19.

Institucionet shtetërore kanë miratuar kërkesën e KHF Istogut për rikthimin e hendbollisteve tona që jetojnë në Mal të zi të cilat do ti bashkangjiten skuadrës.

Gjithashtu KHF Istogu ka njoftuar institucionet udhëheqëse të komunës së Istogut për fillimin e aktiviteteve të klubit dhe është në koordinim të plotë ndër institucional për veprimet e mëtutjeshme.

Urojmë që qytetarët Istogas shpejt ti kthehen jetës normale, të vazhdojnë të bëjnë kujdes e ti përmbahen rekomandimeve të institutit të shëndetit publikë, duke qenë shembull i mirë për gjithë të tjerët, dhe shumë shpejt pandemia Covid 19 ti përkas së kaluarës për qytetin tonë të bukur Istogun, ndërsa ne të vazhdojmë ta përfaqësojmë atë dhe qytetarët tonë në nivelet më të larta evropiane”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat