KHF Istogu reagon, mbështet vendimet e bordit të FHK-së

Hendboll

KHF Istogu reagon, mbështet vendimet e bordit të FHK-së

Nga: K.G Më: 31 maj 2020 Në ora: 23:45
KHF Istogu

Kampionet e Kosovës, Istogu, reagojnë me situatën e fundit.

"Jemi të befasuar më deklaratën e ministrit të shëndetësisë në detyrë z.Vitia i cili ka paralajmëruar për mundësinë që garat e hendbollit munden të mos të vazhdojnë, FHK me kohë i ka bërë të gjitha përgaditjet për rifillimin e garave, ne klubet kemi qenë në kontakt të përhershëm me federaten tonë dhe ju kemi përmbajtur rekomandimeve, Ministria e Shëndëtsisë mënjëherë duhet të merr vendimin për vazhdimin e garave sipas planit të paraqitur nga FHK institutcioneve relevante, neve si klube kemi qenë në pritje të ndonjë ndihme eventuale shtetrore, ngase për kaq muaj kemi pas shpenzime të mëdha, si paga të lojtarëve, kemi lojtare nga jashtë vendi që kanë qendruar për kaq kohë në Kosovë në pritje të rifilimit të garave dhe e gjithë kjo ka qenë e kushtueshme për klubet, kemi humbur shumë sponzor sepse edhe ekonomia është në krizë si pasojë e pandemisë, andaj me të drejtë kemi pritur përkrahjen financiare nga Ministria për Sport e jo që në këtë kohë ndonjë vendim eventual për anulimin e garave.

Një vendim i tillë do të ishte i padrejtë dhe ne kundërshtim me vet zotimet e Ministrisë së Shëndëtsisë të cilat kanë paralajmëruar që në fazën e tretë fillojmë aktivitetet sportive, është jo e drejtë dhe jo korrekte edhe në raport me lehtësimet tjera që janë bërë si: hapja e qendrave tregtare ku frekuentohen 5 mijë persona, restorantet, po edhe sportet tjera si futbolli ku janë shumë më shumë persona të angazhuar, në raport me 15/16 persona sa janë të përfshirë në skuadrat e hendbollit, kjo bënë të dyshohet edhe në profesionalizmin e parashikimit të rrezikshmerisë. Ne kemi synimet tona të kemi përfaqësim në ligat Europiane, andaj ky qendrim duhet të analizohet dhe sa më parë të lejohet zhvillimi i aktiviteteve, reagon KHF Istogu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat