Mes frikës, krenarisë dhe fitores në Kosovë 

Hendboll

Mes frikës, krenarisë dhe fitores në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:52
Mes frikës dhe krenarisë në Kosovë 

Pandemia Covid 19 ka lënë pasoja të mëdha edhe në shtetin e Kosovës. Në disiplina të ndryshme sportive, po ballafaqohen me probleme jo vetëm organizative por edhe si të financohen klubet!

Në mes të qershorit, me 13-14 qershor do të fillojnë garat e play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll (femra dhe meshkuj). Ky play-off deshëm apo nuk deshëm është mes frikës dhe krenarisë.

E para, play-off i frikës sepse ende vazhdojnë të frikësohen klubet që mund të infektohet ndonjë hendbollist apo hendbolliste dhe ta humb edhe baraspeshën tërë ky proces! 

Frika është e padiskutueshme kur përballemi me një armik të padukshëm siç është virusi korona dhe që ende është prezent.

E dyta, krenaria është padyshim mbi supet e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe të vetë klubet, që sakrifikuan për t'i vazhduar garat. Treguan durim deri në pikën e fundit dhe dolën më të vendosur se kurrë për ta shpëtuar edicionin 2019-2020. Kjo është fitore sikur në frontin e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat