Task-forca kryen kontrollin mjekësor në Vushtrri dhe Mitrovicë

Hendboll

Task-forca kryen kontrollin mjekësor në Vushtrri dhe Mitrovicë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 12:49
Task-forca kryen kontrollin mjekësor në Vushtrri dhe Mitrovicë

Task-forca kryen kontrollin mjekësor në Vushtrri dhe Mitrovicë.

.Task-forca e Federatës së Hendbollit të Kosovës për përballje me COVID-19 të premten ka qëndruar në Vushtrri dhe Mitrovicë.

Janë kryer kontrollimet mjekësore të hendbollisteve të Vushtrrisë dhe hendbollistëve të Trepçës, ndërsa janë dhënë këshilla për përballje me situatën e re të krijuar dhe për kthimin gradual në stërvitje e ndeshje.

Në Vushtrri pos koordinatores Erlinda Hakaj dhe mjekut Granit Deva ishin edhe komesari i garave, Istref Sadriu dhe Avdullah Vojvoda, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri. Ndërkohë në Mitrovicë ishin ekipi i task-forcës në përbërje të njëjtë por ekipit iu bashkangjit edhe Gazmend Sahiti, specializant i Mikrobiologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat