Besa si kurrë më e fortë

Hendboll

Besa si kurrë më e fortë

Nga: K. G. Më: 11 qershor 2020 Në ora: 19:11
Besa si kurrë më e fortë

Kampioni në fuqi dhe lideri i Superligës së Kosovës, Besa Famgas nga Peja, konfirmon se janë gati për sfidën e parë gjysmëfinale të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll.

“Pas shumë pritje më në fund po ri fillojmë, ditën e shtunë me fillim nga ora 20:00 në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë zhillojmë ndeshjen e parë të play-off it kundër KH Kastrioti ( Ferizaj).

Është e vërtet dashamirë që në palestër nuk do të ketë publik për shkak të masave që janë kundër pandemisë por se ne si klub do ta transmetojmë këtë ndeshje në rrjetin social FB”, njofton Besa.

Besa zotohet se nuk ka qenë kurrë më e fortë dhe synon titullin dhe Kupën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat