Në Pejë e Prishtinë ndeshjet e para të plejofit

Hendboll

Në Pejë e Prishtinë ndeshjet e para të plejofit

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 12:52
Në Pejë e Prishtinë ndeshjet e para të plejofit

Hendbolli më në fund po kthehet në vendin tonë. Të shtunën (nesër) janë ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Aktivitetet e hendbollit ishin pezulluar më 13 mars për shkak të paraqitjes së koronavirusit në vendin tonë. Vendimi i FHK-së ishte në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Prej fillimit të qershorit skuadrat janë kthyer në stërvitje, ndërsa janë munduar të përgatiten sa më mirë për plejof dhe për turneun final të Kupës.

Pushimi i gjatë natyrisht se ka ndikimin e vet, por megjithatë gara për titull pritet të jetë interesante.

Kampioni aktual, Besa Famgas e pret Kastriotin e Ferizajt të shtunën nga ora 20:00. Ndeshja luhet në palestrën “Karagaçi”, pa praninë e shikuesve. Federata dhe klubet kanë marrë masat për të respektuar kërkesat që kanë të bëjnë me higjienë dhe shëndet. FHK-ja ka formuar task-forcë për përballje me COVID-19, ndërsa klubet kanë bërë përgatitjet e duhura për të vazhduar garën në rrethana të reja.

Nga ora 17:00 luhet ndeshja në mes të Prishtinës dhe Trepçës. Ndeshjet e kthimit zhvillohen në Ferizaj e në Mitrovicë.
Në momentin kur u ndërpre kampionati, Besa Famgas ishte në vend të parë me 36 pikë nga 18 xhiro. Prishtina ishte e dyta me 32 pikë, Trepça e treta me 26 pikë dhe Kastrioti i katërti me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat