Albina Rugova, Tina Hetemi, Suzana Ujkiqi e Keta Venetsky më të dalluarat, Istogu në finalen e madhe

Hendboll

Albina Rugova, Tina Hetemi, Suzana Ujkiqi e Keta Venetsky më të dalluarat, Istogu në finalen e madhe

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 20:52
Albina Rugova, Tina Hetemi dhe Suzana Ujkiq më të dalluarat, Istogu në finalen e madhe

KHF ''Istogu'' ka fituar bindshëm edhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së ''Play-Off''-it, përballë skuadrës së Prishtinës.
Ndeshja e dytë e gjysmëfinales u zhvllua sot në palestrën e sporteve ''Dresha'' në Orroberdë, pa praninë e shikuesve.

Vashat e Istogut që nga fillimi ishin bindshëm më të mira se vashat prishtinase, dhe që në pjesën e parë krijuan epërsi të lartë, 31:5 ishte rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë trajneri i Istogut, z.Faruk Shala i dha mundësi të gjitha lojtareve duke inkuadruar në lojë edhe disa hendbolliste të reja.

Image

Suzana Ukiqi

Në pjesën e dytë Istogu realizoi 22 gola, ndërsa Prishtina realizoi 15 gola. Rezultati përfundimtar i ndeshjes së sotme ishte, Istogu - Prishtina 53:20.
Me të dalluarat të Istogu Albina Rugova me 10 gola, Tina Hetemi 8, Keta Venetsky 7 dhe Suzana Ujkiqi 7 gola.

Image

Henbollistet e Istogut me lojërat e treguara në dy ndeshjet e zhvilluara ndaj Prishtinës, me plotë meritë kualifikohen për në finalen e madhe.

KHF ''Istogu'' në finale e pret fitesin e duelit ndërmjet, KHF 'Vushtrria dhe KHF 'Ferizajt', ndeshja e parë e zhvilluar në Ferizaj ka përfunduar me fitore të Vushtrrisë me rezultat 27:24.

Ndeshja e parë e finales së ''Play-Off''-it pritet që të zhvillohet në vikend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat