Reprezentuesi i Kosovës, Kastriot Jupa ka vlerësuar shortin për “Euro 2020”, të tërhequr ditën e djeshme.
Kosova është në një grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.
Me Rumaninë, Kosova ka luajtur në janar të këtij viti. Grupi është i vështirë por jo i pamundshëm për të realizuar synimin e madh – kualifikimin në Evropian.
“Mendoj se është një short jo i favorshëm për ne. Do të kemi përballë një gjigant të hendbollit si Suedia, kurse Mali i Zi dhe Rumania bëjnë pjesë te ekipet e nivelit shumë të lartë. Por kjo do të jetë një sprovë shumë e rëndësishme për ne. Duam të vazhdojmë ngritjen që e kemi si kombëtare dhe sigurisht që do të synojmë kualifikimin”, ka thënë Jupa.
Dy vendet e para garantojnë kualifikimin, por e mundur është edhe prej vendit të tretë.