Istogu përgatitet maksimalisht për mbrojtjen e trofeve, titullin dhe Kupën e Kosovës.
Hendbollistet e Istogut janë në formë të mirë dhe vëmendjen e kanë nga finalja e play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll.
“Të shtunën zhvillohet finalja e parë e 'Play-Off'-it në Superligën e Kosovës, KHF Ferizaj - KHF Istogu (19.00). Ndeshja luhet në palestrën e sporteve në Ferizaj.
Zhvillohet finalja e parë.
Dy ndeshjet finale që do të zhvillohen të shtunën dhe të mërkurën, do ta përcaktojnë kampionen në Superligën e Kosovës, për edicionin 2019-2020.
Ndeshja e dytë finale do të zhvillohet të mërkurën, në palestrën 'Dresha' në Orroberdë”, thuhet nga KHF Istogu.