Mos e harroni Maliqin e Kosovës, se iu mallkon historia

Hendboll

Mos e harroni Maliqin e Kosovës, se iu mallkon historia

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2020 Në ora: 17:23
Mos e harroni Maliqin e Kosovës, se iu mallkon historia

Në shtetin e Kosovës, disa nga figurat që dhanë shumë po harrohen dhe nuk po përmenden fare! 
Është Mejdi Maliqi, që pak e hiq nuk përmendet, një personalitet, që në vitet e 90-ta, ka treguar guximin dhe ka mbledhur disa të reja nëpër shkolla dhe me disa e ka riaktivizuar klubin e hendbollit Kastrioti (femrat) në Ferizaj në vitin  1994.  

Maliqi edhe vet e pranoi se i ka mbledhur disa nga të rejat e asaj kohe dhe u bënë hendbolliste. 
Një personalitet si Maliqi nuk duhet harruar, se nesër do të na mallkon historia. 

Nuk ishte lehtë në vitet e 90-ta, në vitin 1994 të veprosh, kur dhuna e pushtuesit serb ishte e tmerrshme. 

Image

Protokolli i ndeshjes finale me 1 qershor 1994, Vjosa-Kastrioti 10:5

Më së miri këtë fakt e din edhe disa ish lojtaret e asaj kohe, si Safete Rifati, Vlora Jashari etj. që është mirë të flasin, se sa vështirë ka qenë të jesh lojtare e asaj kohe.

Me 1 qershor të vitit 1994, trajner i KH Kastriotit ka qenë Mejdi Maliqi ashtu shkruan edhe në protokollin zyrtar të Federatës së Hendbollit të Kosovës, po ashtu përfaqësues zyrtar prof. Ismet Jupa. 

Finalja e parë e Kupës së Kosovës për femra u luajt me 1 qershor të vitit 1994 në shkollën fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, mes Vjosës së Shtimes dhe Kastriotit të Ferizajt, e cila u fitua nga shtimjanet me rezultat 10:5. Kjo finale fillimisht nisi të luhet në Shtime, por u ndërpre nga pushtuesi serb me 31 maj dhe pas një dite shkuan e luajtën në Gjilan.

Vjosa është fituesja  e parë e Kupës së Kosovës. Të gjithë ata që merren me profesionalizëm, duhet ta shkruajnë origjinal historinë e mos t'i shtrembërojnë gjërat, mos i harroni njerëzit që dhanë gjithçka, mos i injoroni, sepse nesër historia do t’ju mallkojë! Pjesë e asaj historie është edhe Mejdi Maliqi, që ka mbledhur lojtaret e asaj kohe, këtë fakt e ka vërtetuar edhe prof. Ismet Jupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat