Prishtina në ethe, Istogu me kushtet më të mira

Hendboll

Prishtina në ethe, Istogu me kushtet më të mira

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2020 Në ora: 17:44
Prishtina

Kryetrajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, ka një sfidë të vështirë, ku do të luajnë në Pejë (e shtunë, 18.00) me Besa Famgas, në kuadër të ndeshjes së parë të finales së  Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). 

Prishtina është në ethe, ndërsa pejanët besojnë e shpresojnë në fitore por nuk e kanë qetësinë në asnjë mënyrë.  Skuadra që arkëton tri pikë shpallet kampione. 

Në konkurrencën e femrave, Istogu ka kushtet më të mira dhe futet me misionin për të mbrojtur titullin e kampionit. 

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala ka bërë një punë të madhe dhe e ka përgatitur ekipin shumë mirë, i cili synon fitore ndaj vendasve në palestrën e sportit "Bill Clinton" në Ferizaj, në takimin që luhet nesër në orën 19.00. Kjo është finalja e parë e play-off-it, ndërsa Istogu është mjaft mirë i përgatitur, por me shumë kujdes do t’i qaset takimit ndaj ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat