Edi Kolgeci: Obligimet janë të kryera, me gjeneratat e reja jemi kampion dhe me seniorë finalistë të Superligës...

Hendboll

Edi Kolgeci: Obligimet janë të kryera, me gjeneratat e reja jemi kampion dhe me seniorë finalistë të Superligës...

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2020 Në ora: 17:43
Edi Kolgeci: Obligimet janë të kryera, me gjeneratat e reja jemi kampion dhe me seniorë finalistë të Superligës...

Prishtina është prej klubeve më korrekte me hendbollistët e saj. Kryetari i klubit, Edi Kolgeci, një punëtor i palodhshëm, ka kryer të gjitha obligimet ndaj lojtarëve të tij.  

Mbrëmë Prishtina nuk arriti rezultat të mirë në Pejë, e cila pësoi humbje me 12 gola dallim (38:26) nga Besa Famgas, në finalen e parë të play-off-it-t të Superligës së Kosovës (meshkujt). 

Prishtina ka kryer te gjitha obligimet ndaj lojtarëve, si e sheh të ardhmen e saj pas pandemisë? 

 “Obligimet janë të kryera e shpresojmë që do t’i kryejmë edhe të muajit qershor me kohë, edhe pse nuk kemi sponzorë dhe ata potencial me të cilët isha në biseda i kanë shty bisedat për të ardhmen si shkak i krizës gjatë pandemisë.
Sikurse e kam përmend gjithmonë të gjithë lojtarët dhe sportistët meritojnë më shumë por është ashtu si është gjendja e sportit si me pandemi si pa të.

Edhe pas pandemisë është edhe më vështirë sidomos për lojtarët tanë të cilët kanë pas shumë pak kohë për t’u përgatitur e prapë po japin çdo gjë nga vetja.

Edhe lojët dhe ky vazhdim i kampionatit është shumë i vështirë pasi jemi në luftë për titull dhe për kupë dhe ka lodhje të madhe të lojtarët por nuk dorëzohen.

Ju e dini se kemi pas dhe kemi shumë lojë brenda 1 jave dhe të gjitha shumë të forta dhe sfiduese”, tha Kolgeci për gazetën kombëtare “Bota sot”. Kryetari i Prishtinës tha se me gjithë humbjen në Pejë dhe lëndimeve që kanë me disa lojtarë, nuk do të dorëzohen.

“Shpresoj dhe besoj që nuk do të dorëzohemi edhe pse kemi shumë lëndime dhe lodhje për shkak të gjendjes pas pandemisë dhe orarit të ngarkuar.

Shpresoj që nuk do të ketë lëndime dhe do të jemi të suksesshëm.
Me gjeneratat e reja jemi kampion dhe me seniorë finalistë të Superligës dhe kupës.
Të përfundojmë këtë sezon si është më së miri dhe mandej do të ulemi dhe të analizojmë si do të ja bëjmë në të ardhmen. Ju faleminderit juve për përkrahjen dhe angazhimin që keni për hendbollin dhe sportin në përgjithësi”, përfundoi Kolgeci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat