Suzana Ujkiqi – shënuesja më e mirë e play-off-it të Superligës së Kosovës 

Hendboll

Suzana Ujkiqi – shënuesja më e mirë e play-off-it të Superligës së Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2020 Në ora: 13:54
Suzana Ujkiqi e para në foto – shënuesja më e mirë e play-off-it të Superligës së Kosovës 

Pivotja Suzana Ujkiqi është më e mira në tri ndeshjet e para të play-off-it të Superligës së Kosovës në hendboll. 
Hendbollistja e kampiones në fuqi, Istogu, Suzana Ujkiqi, është shënuesja më e mirë në garat e play-off-it, e cila udhëheq renditjen e shënuesve me 22 gola. 

Ajo është shpirti i lojës së Istogut, e cila për secilën ndeshje mesatarisht ka shënuar nga 7.3 gola!
Ujkiqi është në formën më të mirë dhe e tregojnë edhe statistikat e golave të saj. Ndryshe është motra e lojtares më të mirë shqiptare, Dijanës. 

Në pozitën e dytë është Tina Hetemi e Istogu me 20 gola, ndërsa Shpresa Fazlija e Ferizajt renditet e treta me 19 gola, e pasuar nga Albina Rugova e Istogu me 17, Albulena Basha e Meri Konetski (ka një ndeshje me pak) me nga 16 sosh etj.

Ujkiqi me paraqitjet dhe efikasitetin e saj ka lënë të heshtur apo të shtangur edhe skpertët e lojës së hendbollit në vendin tonë. Sot në orën 18.00 zhvillohet finalja e dytë mes Istogut dhe Ferizajt, finalja e parë u fitua nga ferizajaset me rezultat 34:29.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat