Ferizaj befason të gjithë, kampion i ri i Kosovës

Hendboll

Ferizaj befason të gjithë, kampion i ri i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2020 Në ora: 19:52
Ferizaj

Ferizaj është kampion i ri i Kosovës në hendboll (femrat). Për dy vite ka arritur në majet e hendbollit të Kosovës.  Vashat e Istogut triumfuan me rezultat 27:26 ndaj Ferizajt në sfidën e dytë të finales së play-off-it të Superligës së Kosovës, që u zhvillua në palestrën “Dresha” në Orroberdë të Istogut.

Kjo fitore nuk i mjaftoi, sepse e humbën sfidën e parë me pesë gola. Ferizaj fal fitores me 34:29 në takimin e parë triumfuan me rezultat të përgjithshëm 60:56 dhe  stolisen me titullin e parë të Kosovës për dy vjet ekzistimi. Ferizaj ka bërë senzacion!  

Klub nga qendra e hendbollit, nga liga e parë si kampione e pa asnjë humbje futet në Superligë dhe tani u stolis edhe me titullin e kampionit të ri, duke iu falënderuar punës së palodhshme të kryetarit të klubit Xhavit Morina dhe trajnerit Sami Çerkini me të gjithë hendbollistet që dhanë më shumë se maksimumin. 

Image

Pjesa e parë e lojës u karakterizua me lojë mesatare, ndërsa Ferizaj çdo gabim të rivales e materializonte ne epërsi dhe shkuan në pushim me 3 gola epërsi (10:13). Në pjesë e dytë, Istogu dha tërë atomin por jo edhe ta përmbys edhe disfatën me 5 gola të sfidës së parë, përveç që fiton me një goldallim (27:26). 

Ferizaj njihet nga klubet që më së paku ka pasur përgatitje dhe kjo ka befasuar të gjithë njohës e kësaj loje, se si arritën ato deri te titulli i kampiones. 

Portierja Edona Rogova u shqua te  Ferizaj, së bashku me Albulena Kelmendin me 7 gola, pastaj Albulena Bashën me 5, Adriana Salihu 5 etj. ndërsa te Istogu u dallua Albina Rugova me 10 gola.

Angazhimi i lojtareve, që nga Meri Konetski, portierja Edona Rogova, lojtaret Albulena Kemendi, Albulena Basha, Shpresa Fazlija, Adriana Salihu, Vahide Gashi etj.  Istogu nuk ka arritur ta mbrojë titullin, megjithatë nuk duhet të zhgënjehen për faktin se janë nënkampione dhe janë favorite për të fituar Kupën e Kosovës. Ferizaj është kampione me plotë meritë, një sukses i jashtëzakonshëm, ndërsa istogu meriton komplimente për korrektësi dhe tani fokusohet për Kupë.

Image

Vashat e Istogut, si Albina Rugova, Keta Venetsky, Suzana Ujkiqi, Tina Hetemi, Natalia Millatoviq, Pranvera Ferataj etj. duhet të gjejnë kurajo për Kupën e Kosovës, sepse sporti është i tillë dhe finalet janë gjithmonë të paparashikueshme. Ato duhet të jenë krenare se me lojëra dhe rezultate e kanë bërë krenare këtë qytet siç është Istogu.  

Istogu-Ferizaj 27:26

Istogu: Shehdadi, Ujkiqi 2, Berisha, Millatoviq 2, Hetemi 5, Shatri, Rugova 10, Fejza, Venetski 2, Rexhaj, Halitaj 1, Ahmetxhekaj dhe Ferataj 5.
Ferizaj: Rogova, Basha 6, Salihu 5, Sylejmani, Fazlija 3, Kelmendi 7, Domaneku, Reçica, Gashi 4, Koneski 1,  Misini, Thaçi, M. Dinolli, Ma. Dinolli dhe Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat