Besa Famgas nga Peja është kampion i ri i Kosovës në hendboll (meshkujt).
Prishtina, kafshatë e lehtë për pejanët edhe në finalen e dytë të play-off-it që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në
Prishtinë. Besa fiton me rezultat 29:25 (15:10), ndërsa finalen e parë e kishte fituar me 38:26. Pejanët triumfojnë me rezultat të përgjithshëm 67:51 ndaj Prishtinës.
Besa është kampion i ri, fitojnë titullin e 14-të të pas luftës apo i shtati më radhë në shtatë vitet e fundit.
Senzacion.
Pejanët dëshmuan edhe një herë fuqinë e tyre dhe që nuk kanë konkurrencë në vitet e pasluftës në elitën tonë.
Besa me plot meritë është kampione, ndërsa Prishtina luftoi me aq sa kishte takat ndaj një ekip superior.
Hamëz Idrizi, kryetar i klubit Besa, është më i merituari që kolektivi ka arritur në këto nivele, më i organizuari në vend dhe me paga më të mira e më të rregullta, që besa janë shembull edhe për shtetet e rajonit. Tahirukaj dhe Y. Muqolli kanë qenë më efikasi te Besa, secili nga 7 gola, ndërsa te Prishtina Terziqi u shqua me 7 gola e Bajçinovci me 6.
Besa jep besën që mos të ndalet edhe në vitet e ardhshme.
Në gjysmëfinale, Besa e eliminoi Kastriotin, kurse Prishtina e kishte eliminuar Trepçën.
Në fundjavë do të përcaktohet skuadra fituese e Kupës së Republikës së Kosovës. Besa Famgas e Prishtina kanë pretendimet e tyre edhe në këtë garë.