A mund të jetë Kasim Kamenica kryetrajner i ri i Istogut?

Hendboll

A mund të jetë Kasim Kamenica kryetrajner i ri i Istogut?

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:43
A mund të jetë Kasim Kamenica kryetrajner i ri i Istogut?

Kurrë nuk i dihet! Kush e ka lekun e ka trajnerin e madh!  Dikush tha si mes buzëve, a mundet Kasim Kamenica të jetë kryetrajner i ri i Istogut? 
Gjithçka është e mundshme për edicionin e ri! 

Kjo do të ishte një ëndërr e bukur për klubin e hendbollit Istogu (femrat), nënkampione e Kosovës dhe do të bëhej si klub shumë i frikshëm, ndoshta do ta prekte mrekullinë!

Pse Kamenica mos të jetë kryetrajner në Istog, klub që i ka të gjitha,  e Faruk Shala, djaloshi i palodhshëm të bëhet drejtor sportiv apo siç njihet si alfa e omega e kësaj skuadre. Kamenica, aktualisht është kryetrajner i Kastriotit të Ferizajt (meshkujt) dhe ka kontratë me këtë mjedis.  

Në sport gjithçka është e mundshme, tregu është i hapur dhe kush e ka Kamenicën e ka bereqetin!

Te Istogu mendojnë për Kupë dhe as që flasin gjëra tjera, ndërsa dikush tha: Po me Kamenicën Istogu bëhet një bombë e rajonit për hendboll! Një ditë Kamenicë mund të jetë kryetrajner i ri i Istogut apo kurrë nuk do ta udhëheq këtë ekip!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat