Ky klub në Kosovë, aty ku brenda natës mobilizohen si ushtri dhe të mposhtin!

Hendboll

Ky klub në Kosovë, aty ku brenda natës mobilizohen si ushtri dhe të mposhtin!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2020 Në ora: 14:38
Ky klub në Kosovë, aty ku brenda natës mobilizohen si ushtaret dhe të mposhtin!

Në vitin 2018 u themelua klubi i hendbollit Ferizaj (femrat) dhe qysh atëkohë disa talleshin me këtë ekip, duke thënë se janë një ekip sot për nesër dhe asgjë më shumë. 

E nisin në ligën e parë dhe i fitojnë të gji6ha ndeshjet, 16. 

Bëhen kampione dhe ngritën në Superligën e Kosovës, kur u ngritën në Superligë, disa thoshin se do të bien nga liga, disa thoshin se ato e ndërprenë në gjysmë të rrugës dhe nuk ka gjë prej tyre. 
Kokëforti Xhavit Morina, kryetar i klubit, kishte vendosur një gjë:  Mu dorëzua kurrë, kampion po! Trajneri Sami Çerkini, shikonte herë në tokë e herë në qiell dhe i bindur se do të bëhej kampion. Ai shumë herë as që merakosej, kishte besim në vajzat e klubit. 

Të gjithë luteshin që në finale të play-off-it të takohen Istogu me Vushtrrinë dhe jo me Ferizajn, sepse kjo e fundit nuk llogaritej si rival i denjë për Istogun e shumë favorizuar, në radhë të parë që ka katër lojtare nga jashtë dhe e dyta, me kushte që i ka është Amerikë për ekipet tjera. Dalëngadalë ngjau ajo që pak kush e priti, Ferizaj fiton si vendas me 34:29 në finalen e parë! Istogu ende shpresonte se do të përmbys epërsinë në Istog, por as kjo nuk i ndezi, fitoi me 27:26 por jo edhe të përmbys humbjen e parë!

Ferizaj stoliset me titullin e kampionit. Në kushtet si ka ekzistuar Ferizaj, pak, pak stërvitje apo fare hiq, është futur në historinë më të re të sportit të Kosovës, si kampione me dy vite që nga themelimi. Rekord pas rekordi. “Vashat e Ferizajt, pa stërvitje, qoftë edhe pa bukë, qoftë edhe pa para, qoftë edhe pa fanella, kanë zemër të madhe dhe luftojnë për qytetin. Ne kemi zemër, guxim dhe e dojmë fitoren. Zemra jonë e madhe është frikë për Istogun. Ferizaj është qendra e hendbollit.

Aty ku brenda natës mobilizohen si ushtri dhe të mposhtin si mos me ekzistuar ”, kështu kishte thënë privatisht njëra nga hendbollistet me përvojë para ndeshjes finale që u bë realitet fjala e saj. Ferizaj kampione me plot meritë, shembull se si luftohet dhe duhen ngjyrat e klubit e të qytetit!  Krejt në fund, klub që ka lojtare me përvojë edhe pse pa stërvitje, dinë si të mobilizohen dhe dinë si të mposhtin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat