Yll Muqolli: Edhe kupa do të vjen në Pejë ashtu si titulli 

Hendboll

Yll Muqolli: Edhe kupa do të vjen në Pejë ashtu si titulli 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2020 Në ora: 16:04
Yll Muqolli: Edhe kupa do të vjen në Pejë ashtu si titulli 

Besa Famgas nga Peja është kampion i ri i Kosovës, titullit i shtatë rresht në shtatë vitet e fundit apo i 14-ti i pasluftës. Pejanët vazhdojnë dominimin pa asnjë problem në hendbollin tonë. 

Hendbollisti Yll Muqolli është i lumtur për titullin e ri dhe tani fokusin e kanë të Kupa e Kosovës, që të përmbyllin këtë  edicion me kurorën e dyfishtë. 

Muqolli ka qenë prej më të mirëve në parket me 7 gola në sfidën e mbrëmshme në Prishtinë, ku Besa ngadhënjeu me 29:25 ndaj Prishtinës, në finalen e dytë të play-off-it, ndërsa finalen e parë e kishin fituar me 38:26.

Si e sheh titullin e ri të kampionit?
“E shoh si të pritur për shkak të atmosferës së mrekullishme në ekip dhe me një organizimi shumë të mirë të klubit”, tha Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Hendbollisti pejan tha se do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm edhe në vitet e ardhshme: “Presim që dhe në vitet në vijim të vazhdojmë me të njëjtin ritëm”.

Tani për kupë, çka ju premton tifozëve? “Ju premtojmë që edhe kupa do të vjen në Pejë ashtu si titulli.  Ju premtojmë angazhim maksimal në arritjen e synimit të radhës”, përfundoi Muqolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat