Suzana Ujkiqi: Gazeta ‘Bota sot’, më e mira në glob 

Hendboll

Suzana Ujkiqi: Gazeta ‘Bota sot’, më e mira në glob 

Nga: K. Goca Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:03
Suzana Ujkiqi: Gazeta ‘Bota sot’, më e mira në glob 

Suzana Ujkiq, prej hedbollisteve më të mira në Kosovë, anëtare e klubit Istogu, tha se gazeta kombëtare “Bota sot” është frymëzim për sportistet, sidomos për hendbollistet. 

Reprezentuesja e Kosovës tha se shumë herë “Bota sot” me shkrimet e saja i bën më të motivuara para sfidave të ndryshme.

“Gazeta ‘Bota sot’, më e mira në glob. Gazetë që i kushton shumë rëndësi sportit femëror dhe e shtjellon tema të ndryshme. ‘Bota sot’ me shkrimet e saja na jep motiv shtesë para çdo sfide derbi që e kemi. Gazetë që informon shpejt e me korrektësi.

Gazetë që shkruan për sportistët kudo që ndodhen në botë. Uroj 25 vjetorin e saj dhe qindra vite tjera të sukseshshme”, tha Ujkiqi, e cila është nga Tuzi i Malit të Zi, motra e Dijanës, hendbollistes më të mirë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat