Erlinda Hakaj: ‘Bota sot’ është sot një nga gazetat më të mira

Hendboll

Erlinda Hakaj: ‘Bota sot’ është sot një nga gazetat më të mira

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2020 Në ora: 15:00
Erlinda Hakaj: ‘Bota sot’ është sot një nga gazetat më të mira

Erlinda Hakaj, mjeke e kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), ndryshe është humaniste dhe punëtore e devotshme sportive. Ajo është në krye të Task forcës së ekipit shëndetësorë̈ të FHK-së, në kohën e Covid 19. Hakaj uron gazetën kombëtare “Bota sot”.  

“Gazeta juaj është sot një nga gazetat më të mira në vend.

Më erdhi shumë mirë kur dëgjova që gazeta juaj ka përfunduar 25 vite të suksesshme deri sot.  

E gjithë kjo është për shkak të punës dhe bashkëpunimit të të gjithëve. Pa bashkëpunimin e të gjithë stafit, reporterët dhe redaktorët, kjo ditë do të ishte pamundur. 

Gazeta juaj është sot një nga gazetat më të mira qarkulluese në vend, dhe meritat për këto shkojnë vetëm për ekipin tuaj. Një urim i përzemërt për ju dhe ekipin tuaj për bërjen e kësaj gazete të arrijë një sukses kaq të madh. 

Gjithashtu, shpresoj që gazeta juaj të vazhdojë me të njejtin ritëm edhe në të ardhmen dhe të mban me qindra lexues ashtu siç ka bërë deri tani”, uron Erlinda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat