Verim Zherka: Urime për 25 vjetorin jubilar të gazetës ‘Bota sot’

Hendboll

Verim Zherka: Urime për 25 vjetorin jubilar të gazetës ‘Bota sot’

Nga: K. Goca Më: 26 qershor 2020 Në ora: 15:13
Verim Zherka: Urime për 25 vjetorin jubilar të gazetës ‘Bota sot’

Trajneri më i mirë në Kosovë, Verim Zherka, ish hendbollisti i gjeneratës së artë, uron gazetën kombëtare “Bota sot”.  

“Dëshiroj të ju shprehi urimet e mia te sinqerta për 25 vjetorin jubilar të gazetës ‘Bota sot’. 

Ju dëshiroj shëndet dhe suksese edhe në te ardhmen te gjithë stafit të juaj dhe posaçërisht juve i nderuari Kemajl Goca . Urime nga zemra”, uron Zherka, njeriu që dha shumë dhe po jep pr hendbollin dhe sportin në përgjithësi.  

Zherka ka një karrierë të bujshme, ka luajtur për KH Prizrenin, ish Borcin e Ferizajt në ligën e parë dhe të dytë të ish ligës jugosllave,  Vardarin e Shkupit, Prishtinën, Këllëçoglu nga Eskisher i Turqisë, Jehonën e Gostivarit Besën e Pejës dhe KH Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat