Dervish Berisha: Gazeta ‘Bota sot’, ja ka shtuar vlerën Kosovës në të gjitha drejtimet

Hendboll

Dervish Berisha: Gazeta ‘Bota sot’, ja ka shtuar vlerën Kosovës në të gjitha drejtimet

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2020 Në ora: 18:00
Dervish Berisha: Gazeta ‘Bota sot’, ja ka shtuar vlerën Kosovës në të gjitha drejtimet

Ish hendbollisti i gjeneratës së artë, Dervish Berisha, tha se gazeta “Bota sot”, është një zë i fuqishëm i sportit në përgjithësi.
“’Bota sot’ është gazeta e parë e pavarur dhe gjithëkombëtare, e drejt e guximshme dhe punon dhe vepron pa dirigjime, korrekt, reale dhe shumë e hapur, me një demokraci, e lirë të të shprehurit .

Mburremi me ju ‘Bota sot sidomos sportistët e sportistet posaçërisht hendbollistët e hendbollistet sepse më parë shumë pak është shkruar për hendbollin edhe pse ishte ndër sportet më me vlerë e rezultate të mëdha në Kosovë.

Ju ‘Bota sot’, ja shtuat vlerën Kosovës në të gjitha drejtimet politike, kulturë sport, ekonomi etj. andaj ju dëshirojmë punë të mbarë e shumë shumë suksese. Jeni gazetë e pazëvendësueshme për krejt shqiptarizmin dhe shqiptarët anë e mban botës.

Urime 25 vjetori dhe botim të përjetshëm e më shumë suksese”, uron Berisha, prej lojtarëve më të mirë në vitet e 80-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat