Ish selektori i kombëtares së Kosovës (meshkujt), Alfred Llazari, ish hendbollist i gjeneratës së artë, shprehet se gazeta “Bota sot”, si gjithmonë ka luajtur rol të rëndësishëm në përkrahjen në përgjithësi të sportit shqiptar.
“Urime 25 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’ dhe mbetem me shpresë se edhe shumë vjet do ta na informoni dhe më shumë të përparoni, po ashtu raportet të jenë edhe më profesionale.
Urime e qëndroni, përparoni”, uron Llazari.
Ndryshe Llazari ka luajtur në ligën e parë ish jugosllave, me Trepçën e Mitrovicës, ish Borcin e Ferizajt, Pelisterin e Manastirit etj.