Kampioni dhe fituesi në fuqi takohen në gjysmëfinale të Kupës

Hendboll

Kampioni dhe fituesi në fuqi takohen në gjysmëfinale të Kupës

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 01:12
Kampioni dhe fituesi në fuqi takohen në gjysmëfinale të Kupës

Një vit më parë Kastrioti i Ferizajt i dha fund dominimit të Besa Famgas në garat për Kupë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kastrioti e fitoi Kupën, duke i dhënë fund serisë së Besës prej pesë triumfeve rresht.

Por Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligë kurse të martën fitoi titullin e shtatë rresht.

Besa synon të kthejë edhe Kupën e Kosovës, por për të bërë këtë fillimisht duhet të kaloj Kastriotin në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës.
Kastrioti e Besa Famgas takohen të shtunën (sot) nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Këtë ndeshje, që pritet të jetë cilësore.

Besa Famgas ka eliminuar Kastriotin në gjysmëfinale të plejofit dhe shorti përcaktoi që këto dy skuadra të takohen edhe në gjysmëfinale të Kupës.

Në gjysmëfinalen e dytë, takohen Trepça e Prishtina. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 19:00 po në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Këto dy skuadra ishin takuar edhe në gjysmëfinale të plejofit. Fillimisht Trepça fitoi në Prishtinë me tetë gola dallim, por më pas Prishtina fitoi në Mitrovicë me 11 gola dallim dhe kaloi në finale.
Ndeshjet finale në të dy konkurrencat luhen të dielën në të njëjtin vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat