Istogu në finalen e madhe

Hendboll

Istogu në finalen e madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2020 Në ora: 15:05
Istogu në finalen e madhe

Ekipi i hendbollit Istogu është finalisti i parë i Kupës së Kosovës dhe tani e presin fituesin e takimit mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. 

Istogu shënoi fitore me rezultat 44:28 ndaj Kastriotit të Ferizajt, në ndeshjen e gjysmëfinales që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Hendbollistja Adelina Berisha ka qenë më efikasja me 10 gola të Istogi, e ndihmuar nga Pranvera Ferataj me 6, Suzana Ujkiqi me 5 sosh, ndërsa te Ferizaj u dallua Arlinda Dinarica me 12 gola.  
Istogu kualifikohet në finale, rdërsa Kastrioti la përshtypje të mirë me lojtare të reja. 

Trajneri Faruk Shala me Istogu synon mbrojtjen e Kupës, ndërsa trajnerja e Kastriotit Vlora Jashari, me lojtaret e reja dha maksimumin.  

Istogu-Kastrioti 44:28 (19:11)
Istogu: Shehdadi, Ujkiqi 5, Berisha 10, Milatoviq 3, Hetemi 2, Rugova 4, Fejza 2, Venetska 2, Rexhaj 2, Halitaj 4. Ahmetxhekaj, Ferati 6, Shatri 4.
Kastrioti: Muhaxheri, Shabani, Sylejmani, Hoxha 2, Hyseni, Maksuti, Maliqi 1, Stagova 3, Salihu 2, Grainca, A. Dinarica 12, Gashi 6, M. Dinarica, Guergurovci, S. Reçica 1, Beqiri 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat