Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Hendbollit, mysafirë të FHK-së

Hendboll

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Hendbollit, mysafirë të FHK-së

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 13:23
Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Hendbollit, mysafirë të FHK-së

Mysafirë të FHK-së në turneun final të Kupës së Kosovës janë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Lulzim Ismajli.
I falenderojmë për pjesëmarrjen.

Prania e tyre dëshmon për raportet e shkëlqyera të FHK-së dhe FSHH-së.

Gjatë qëndrimit të tyre do të zhvillohen biseda për bashkëpunim mes dy federatave, përkatësisht për rimëkëmbjen e mëtejme të hendbollit në Shqipëri. 

Një takim me dy mysafirët e respektuar e kanë mbajtur nënpresidenti i Federatës tonë, Enis Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.

Federata jonë vazhdimisht ka përkrahur zhvillimin e hendbollit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat