Shkoni e pini nga një kafe të Faruk Shala, iu tregon se si paguhen me rregull lojtaret e për organizim

Hendboll

Shkoni e pini nga një kafe të Faruk Shala, iu tregon se si paguhen me rregull lojtaret e për organizim

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:16
Shkoni e pini nga një kafe të Faruk Shala, iu tregon se si paguhen me rregull lojtaret e për organizim

Titulli dhe Kupa e Kosovës? Për këtë luftohet në secilën edicion, për të përmbyllur edicionin në mënyrë më të mirë!

Nuk mjafton titulli dhe kupa e mos të kanë pagesa të mira lojtaret apo edhe fare hiq.

Kur nuk kam bukë për të ngrënë, çfarë më duhen trofetë!
Klubet ku veprojnë edhe Komunat duhet të interesohen por edhe klubet duhet të gjejnë sponsorë, sepse nuk shkon gjithmonë herë paguajë hendbollistet e herë jo, e nganjëherë edhe nuk kanë para për t’ju dhënë as drekë e as darkë. 

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, është shembull se si sigurohen kushtet ideale për klub dhe si bëhen lojtaret më paga!  Te meshkujt Besa Famgas nga Peja është klubi me kushtet superiore, të tjerët mezi mbahen! Te femrat, Istogu ka kushte të shkëlqyeshme, me pagesa e me të gjitha me rregull. 

Istogu mbetet pa trofe, por me kushte e me pagesa të lojtareve janë shembull e kampionë bindshëm. Kjo është mrekullia e një klubit nga një qytet dhe nuk ka më shumë se 16 vjet themelimi, Po ku jeni ju qendrat e hendbollit, pse keni rënë përtoke dhe sot nuk keni as para t’i paguani lojtaret madje as për një drekë. Shkoni e pini nga një kafe të Faruk Shala, iu tregon se si paguhen me rregull e lojtaret e për organizim. Shala iu tregon se si duhet të vrapohet, të gjendet sponsorët dhe mjetet dhe si menaxhohen edhe mjetet financiare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat