Qendra e hendbollit apo djepi është në Ferizaj dhe në Mitrovicë. Djepi i hendbollit është në “vdekje klinike sportive”! Këtë e dini të gjithë! Pa u këndellur apo pa dal nga “vdekja klinike” Ferizaj e Mitrovica, shtuar edhe Gjilani, Gjakova, Vushtrria, harrojeni se keni ngritje të cilësisë. Pa u ringjallur këto qytete, nuk do të vlojnë palestrat nga shikueshmëria.
Dy pyetje për mos t’ju lodhur: E pse në vitet e 70-ta e 80-ta, kishim 3.500 e 3000 shikues në palestra?
E pse ekipet tona kur luanin si mysafirë si ish Borci i Ferizajt dhe Trepça, në Manastir të Maqedonisë, shkoni deri 5000 shikues?
Sepse kishte cilësi! Nuk shkoni për t’i parë se i kishim ata djem mistera apo bukurosha, por për cilësi!
E pse sot në palestra kemi 100 e 200 shikues? A mos vallë nga frika e cilësisë e dikush prej frike mund të pësojë infarkt?
Jo burra, nuk kemi cilësi, nuk kemi cilësi.
Harrojeni që Federata e Hendbollit iu sjellë organizime në klube apo iu bie rroga, gjeni njerëz adekuat e siguroni mjete.
Harrojeni FHK-në, se FHK është administratë. Në vite e 80-ta, kujt si ka kërcitur a ka lidhje a federatë, por krejt palestra ka vluar me pa hendboll dhe janë kënaqur me at bukuri, e sot po ikin për shkak cilësisë!