Rexhepi, asamblisti i Komunës: Të përkrahet klubi i hendbollit Ferizaj, klub ky që ruajti nderin e qytetit

Hendboll

Rexhepi, asamblisti i Komunës: Të përkrahet klubi i hendbollit Ferizaj, klub ky që ruajti nderin e qytetit

Nga: K. G. Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:01
Rexhepi, asamblisti i Komunës: Të përkrahet klubi i hendbollit Ferizaj, klub ky që ruajti nderin e qytetit

Asamblisti i komunës së Ferizajt, Amir Rexhepi, ka ngritur zërin në seancën e kuvendit komunal dhe ka kërkuar që të përkrahet klubi i hendbollit Ferizaj, që i solli titullin e kampionit qytetit. 

“Sot, u mbajt seanca e Kuvendit Komunal, ku kërkova nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, që të përkrahet Klubi i Hendbollit Ferizaj- femrat, klub ky që ruajti nderin e qytetit duke sjellur në Ferizaj trofeun, në kohën kur klubet tjera sportive në Ferizaj kanë mungesë të rezultateve, vajzat u shpallën Kampione të Kosovës.

Për dallim prej klubeve të tjera që kishin përkrahje financiare, ky klub kishte probleme financiare, por vajzat dhe kryesia e klubit, kishin vullnetin e madh për të vazhduar drejt titullit.

Prandaj, Komuna e Ferizajt, duhet ta ndihmojë këtë klub që të na përfaqësoj edhe në garat evropiane”, thotë Rexhepi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat