Kryetrajneri i Istogut falënderon gazetën Kombëtare ‘Bota sot’

Hendboll

Kryetrajneri i Istogut falënderon gazetën Kombëtare ‘Bota sot’

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 23:41
Faruk Shala

Kryetrajneri i klubit të hendbollit Istogu, Faruk Shala, përmes një postimi në profilin e tij, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan për klubin, po ashtu edhe gazetën Kombëtare “Bota sot”, për informim profesional.  

“Në emër të bordit udhëheqës KHF Istogu, në emër të hendbollisteve dhe në emrin tim personal, i falënderoj të gjithë ata që ndihmuan financiarisht në këtë gjysmësezonë të vitit 2020, klubin e hendbollit Istogu: Kushëririn z. Halil Jahaj pronar i Alfa I, bacin Isë z. Isë Osmanaj pronar i Ibos, z. Fatos Shatri, Drin Sadikaj, dr. Besnik Balaj , Life Fitness Haxhi Dervishaj Lulzim JAHAJ, Jeton Osmanaj, Taulant Buleshkaj, Arianit Balaj, Mehdi Avdiaj, Labinot S Aliaj, familjen Shala nga Zhakova.

Falenderojmë qendren sportive "Dresha" me pronar z. Gani Dreshaj, që na mundësoj shfrytëzimin e palestrës gjatë kësaj kohe pas pandemisë, KF Istogu, QKMF -Istog drejtorin z.Ymer Vuthaj që u kujdesen për shëndetin e hendbollisteve në luftën kundër Covid19, falënderoj fizioterapeutet tanë Fatlind Maraj Isuf Maraj, Erlinda Hakaj, Xhelal Shatri, mediat elektronike dhe të shkruara, Klan Kosova, RTV Dukagjini, Bota Sot, Istogu Channel, RTV Fontana, Istogu Portal, 90 min.net, index online, Radio 1, Radio Istogu, Portal Istogu, Radio Calabria, falënderoj tifozët tanë, ,,Gjimat" prindërit e hendbollisteve, gjithë qytetaret dhe bashkatdhetaret që na mbeshteten gjatë gjithë kësaj kohe, ne nuk arritem t'i gëzojmë me trofe këtë vit por ky do të mbetet një mësim për neve për vitin që vjen, falenderoj Zotin që mëshiroj hendbollistet tona duke i ruajtur nga lendimet dhe nga kjo pandemi që ka prekur pamëshirëshem gjithë botën.

Ju jam shum falenderues te gjithë atyre qe ne çfar do forme ndihmuan KHF Istogu. Ju faleminderit i juaji trajneri”, shkruan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat