Veprimtarët e hendbollit, të çuditur se si u la në harresë Bajrami, sa ishte gjallë pasha Bajramin 

Hendboll

Veprimtarët e hendbollit, të çuditur se si u la në harresë Bajrami, sa ishte gjallë pasha Bajramin 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:07
Veprimtarët e hendbollit, të çuditur se si u la në harresë Bajrami, sa ishte gjallë pasha Bajramin 

Në gazetën kombëtare “Bota sot”, është shkruar për Bajram Berishën, që ka ndërruar jetë para disa viteve, që askush nuk u përkujdes as për një turne përkujtimor dhe as për t’ia dërguar një lule të varri. As KH Prishtina femrat, që ishte pjesën më të madhe dhe as KH Prishtina meshkujt.  

Ish hendbollisti i mirënjohur (ish portier),  Misret Maliqi, komenton se shpesh herë po i harrojmë njerëzit e mëdhenj.  
“Nje bravo e madhe për këtë shkrim dhe rikujtim te Bajramit.

Shpesh herë po harrojmë se pa akteret e prapaskenës si Bajram Berisha dhe shumë të tjerë nuk mundë të ketë edhe akterë të mëdhenj të skenës”, komenton Maliqi. Veprimtar i shquar i hendbollit, Izegjid Tusha, mes të tjera ka komentuar: “Temë e qëlluar, Bajrami ka qenë si të thuash alfa e omega në hendbollin e Prishtinës. I përjetshëm kujtimi për të!”.

Mehdi Mehmeti, drejtor sportiv i KV Prishtina F, ka thënë se Bajrami ka qenë njeri shembull. “Punëtor shembullor, e kujtoj çdo ditë në të ftohtë në sallën e sportit, nuk u ndante nga sportistët derisa të përfundonin ushtrimet. I respektueshëm për të gjithë ne, punëtor dhe shumë i drejtë. Jo që u interesonte  vetëm për hendbolli por ishte anues i flaktë”, thotë Mehmeti. Njeriu që dha shumë për hendbollin, Hasan Shala, komenton ashpër: “Ke goditur mu aty ku duhet.

Mirëpo, kam degjuar duke thënë: mos t’kajt Rahoveci, andaj kjo situatë po përsëritet me Bajramin punëtorin e madhe dhe të përkushtuar për hendbollin Prishtinës meshkuj dhe femra dhe se besoj se dikush do ta përkujtoj edhe këtë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat