FHK-ja paraqet skuadrat për Evropë

Hendboll

FHK-ja paraqet skuadrat për Evropë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:05
Ilustrim

Pas përfundimit me plot sukses të garave të edicionit 2019/2020, Federata e Hendbollit e Kosovës ka prezantuar në Federatën Evropiane të Hendbollit listën e skuadrave që e kanë të drejtën e paraqitjes në kupa evropiane të edicionit të ardhshëm.

Lista është përgatitur në bazë të meritave sportive, përkatësisht në bazë të renditjes përfundimtare.

Kështu kampionët, Besa Famgas te hendbollistët dhe Ferizaj te hendbollistet, janë paraqitur nga FHK-ja për të garuar në Ligën Evropiane (EHF European League).

Finalistët e plejofit, Prishtina (meshkujt) e Istogu (femrat), janë paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Në Kupën Evropiane të drejtën e paraqitjes e kanë edhe Trepça e Kastrioti (meshkujt) si dhe Vushtrria e Prishtina (femrat).

Por u takon klubeve që të konfirmojnë paraqitjen në gara evropiane dhe të plotësojnë kriteret që i kërkon EHF-ja. Afati për të konfirmuar pjesëmarrjen nga ana e klubeve është deri më 13 korrik. Për Ligën Evropiane kriteret e kërkesat janë më të mëdha. Duhet, ndër të tjera, që klubet të depozitojnë shumën prej 20 mijë eurove.

Të kujtojmë që garat evropiane prej këtij edicioni do të zhvillohen në format tjetër. EHF-ja ka bërë ndryshime dhe ka firmosur marrëveshje të reja transmetimi si pjesë e ngritjes së mëtejme të nivelit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat