Ahmet Petrova publikon diçka të veçantë për Presidentin historik dr. Ibrahim Rugovën 

Hendboll

Ahmet Petrova publikon diçka të veçantë për Presidentin historik dr. Ibrahim Rugovën 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2020 Në ora: 16:04
Ahmet Petrova publikon diçka të veçantë për Presidentin historik dr. Ibrahim Rugovën 

I ruan me fanatizëm gazetat e fillim viteve të 90-ta! Sa herë e shfleton rubrikën e sportit të gazetës “Bujku” të asaj kohe, të vitit 1992, e vetmja e përditshme informative atëkohë, Ahmet Hysenaj-Petrova emocionohet dhe i mbushen sytë me lot por edhe i dridhet trupi. 

Kurrë nuk e harron nderin që ia bëri Presidenti Historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Petrova shumë shpesh flet për at pritje madhështore që nuk i fshihet dot nga koka dhe që ishte nderi më i madh për klubin e tij.

Image

Bujku 1992

E ruan me kënaqësi at faqe të gazetës, kur Presidenti Historik dr. Rugova, e kishte pritur klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, si fitues i Kupës, mu në ditën e 2 Korrikut, të përvjetorit të shpalljes së deklaratës së Kushtetuese! Petrova edhe sot e ndjen aromën e atij takimi dhe këtë që e ka postuar sot, e quan më shumë se një dokument të rëndësishëm historik! 

Image

Bujku 1992

“KH Kastrioti me 2 Korrik të vitit 1992 te Kryetari Dr. Ibrahim Rugova”, shkroi Petrova në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat