Istogu nuk merr pjesë në garat evropiane!

Hendboll

Istogu nuk merr pjesë në garat evropiane!

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 20:39
Istogu nuk merr pjesë në garat evropiane!

KHF 'Istogu' si nënkampion i Kosovës ka fituar të drejtën që të jetë pjesë e garave evropiane përkatësisht në garat e EHF European Cup, por sipas gjendjes aktuale KHF 'Istogu' nuk pritet që këtë vit të marr pjesë në garat evropiane.

Në rrethanat në të cilat ndodhemi tani, sipas të gjitha gjasave klubi i hendbollit 'Istogu' nuk do të jetë pjesë e garave evropiane për edicionin 2020-2021, nëse në ditët në vijim nuk ka ndonjë ndryshim eventual në këtë drejtim. Afati për të konfirmuar pjesëmarrjen në garat evropiane nga ana e klubeve rë Kosovës është deri më 13 korrik.

Duke e marr parasysh që pas pandemisë po përballemi me krizë ekonomike, e cila normalisht që është bartur edhe në sport, dhe njëkohësisht ka ndikuar edhe tek KHF 'Istogu'.

Donatorët e klubit po përballen me probleme financiare, si pasojë e pandemisë, edhe institucionet shtetërore siç dihet nuk e kanë ndihmuar sektorin e sportit në asnjë mënyrë. Edhe pse një gjë e tillë është premtuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por megjithatë sektori i sportit është i vetmi sektorë që nuk është përkrahur nga qeveria as gjatë pandemisë e as pas pandemisë.

Edhe shumë komuna në Kosovë deri me tani kanë hezituar ta përkrahin sportin, është e pakëndshme për ne që fatkeqësisht edhe komuna e Istogut përkundër premtimeve të vazhdueshme në vitin 2020 nuk e ka përkrahur ende klubin e Istogut. Edhe pse KHF 'Istogu' është i vetmi klub në qytetin e Istogut, që i ka zhvilluar garat e rregullta në kampionat dhe në garat e kupës pas pandemisë.

Ne si klub në bazë të angazhimeve dhe rezultateve tona të dëshmuara kemi arritur që nëpërmjet hendbollit qytetin e Istogut ta bëjmë të njohur në evropë, që ka qenë edhe përkushtim i yni 16 vjeçar. Ndonëse për të gjitha këto rezultate tepër të mira ne si klub i kemi arritur pa pasur as palestër sporti, e që është rast i veçantë jo vetëm në Kosovë por edhe në evropë.

Si do që të jetë ne shpresojmë që komuna jonë do të veproj dhe do të kthehet ashtu siç jemi mësuar ta shofim si shembull i mirë i përkahjes së duhur të sportit dhe sportistëve.

Ne jemi të përkushtuar që të punojmë në konsoludimin e klubit dhe në ambiciet tona afatgjata që i kemi.

Më datën 15 korrik, do të jetë ceremonia zyrtare e hapjes së akademisë së hendbollit 'Istogu', ku janë të përfshirë disa nga trajnerët dhe hendbollistet më të mira aktuale në evropë dhe në botë.

Dhe kësisoj synojmë që qytetin e Istogut ta bëjmë njërën ndër qendrat kryesore të hendbollit në rajon dhe më gjerë, bëhet e ditur nga klubi i Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat