Isak Osmani i kundërpërgjigjet Florent Beqirit: Nuk pajtohem me këso konstatime tuaja, të çoroditura

Hendboll

Isak Osmani i kundërpërgjigjet Florent Beqirit: Nuk pajtohem me këso konstatime tuaja, të çoroditura

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2020 Në ora: 12:33
Isak Osmani i kundërpërgjigjet Florent Beqirit: Nuk pajtohem me këso konstatime tuaja, të çoroditura

Ish gjyqtari i mirënjohur i hendbollit Isak Osmani, aktualisht vëzhgues – kontrollor, i kundërvihet ashpër ish hendbollistit të mirënjohur dhe ish selektorit të Kombëtares së Kosovës – femrat, Florent Beqiri. Beqiri ka komentuar kësisoj:  “Për momentin të gjitha klubet përveç Besës edhe atë vetëm në rast se e ka fatin me e u taku me ndonjë klub të nivelit të tyre.

Përndryshe me u taku tash në këtë situatë jo të mirë kur klubet tona janë me të vërtet shumë shumë larg me kualitet në krahasim me klubet tjera, është njëjtë sikur mi gjuajt 5000 euro në lumin Ibër”.  Ky koment i Beqirit e ka revoltuar Osmanin, duke e pyetur Florent Beqirin, sa keni qenë selektor i femrave, çfarë keni bërë e çfarë keni zbuluar? Osmani kërkon që t’i fakton një nga një.

“Beqiri, të ish prononcua dikush tjetër, as që e kisha shikuar, por të dëgjoj, nga ju këso konstatime, mu duk në momentin e parë si ajo thënie e dy te dashuruarve adoleshent, (mos te marrsha ty me shkeltë traktori), andaj i nderuar,  prononcimi i juaj është shumë i gabuar, si po e shoh ti nuk paske shikuar ndeshje të hendbollit kaherë.

Kualiteti i shumë ekipeve si të meshkujt po ashtu edhe të femrat është në rritje, po luhen ndeshje shumë kualitative interesante, dhe hendboll modern. I nderuar si mundet një lojtar dhe trajner si ju të mendoni kështu ‘zi’ për Hendbollin, sot nuk je po nesër mundesh me kanë edhe ti në ndonjë ekip dhe atëherë të gjithë duhet me shkru për ty n[ superlativ. Assesi nuk pajtohem me këso konstatime, të çoroditura”, i kundërpërgjigjet Osmani Beqirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat