Tina Hetemi i mbetet besnike Istogut, vazhdon kontratën 

Hendboll

Tina Hetemi i mbetet besnike Istogut, vazhdon kontratën 

Nga: K. G. Më: 3 korrik 2020 Në ora: 19:07
Tina Hetemi i mbetet besnike Istogut, vazhdon kontratën 

Klubi i hendbollit Istogu është shembull për të gjitha klubet se si vepron, duke i vazhduar kontratat me hendbbollistet.
Një shembull që duhet të ndiqet edhe nga klubet tjera. 

Lojtarja shqiptare nga Mali i Zi, Tina Hetemi, i mbetet besnike nënkampiones së Kosovës, që ka kushte më të mira dhe po kalon sikur të jetë në shtëpinë e saj, apo e cilëson si shtëpia e saj e dytë. 

“Tina Hetemi vazhdon kontratën me KHF 'Istogu'.
KHF 'Istogu' ju njofton se sot hendbollistja nga Mali i Zi, Tina Hetemi ka vazhduar kontratën me klubin edhe për një vit.

Tina Hetemi është hendbolliste mjaft kualitative, dhe vazhdimi i bashkëpunimit me të edhe për një vit tjetër sigurisht që është lajm i mirë për klubin tonë”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat