Alfred Llazari tronditë: E rëndë por kjo ka ndodhur brenda kombëtares së Kosovës

Hendboll

Alfred Llazari tronditë: E rëndë por kjo ka ndodhur brenda kombëtares së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:41
Alfred Llazari

Nuk e ka ndërmend të hesht ish selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), Alfred Llazari. Për herë të parë zbulon arsyen pse ishte larguar dhe kush i kishte thënë katoliku!  Është tronditëse për opinionin shqiptar por Llazari e thotë më shumë vendosmëri! 

“Ma merr mendja që kanë pak mend e mos me provu diçka tjetër sikur në udhëtim zyrtar në Itali sulmi fizik ndaj selektorit A. Llazari i cili ju ka pengu, ku mbas një jave A. Llazari nga federata shkarkohet prej funksionit të përzgjedhësit. Ka mbet pejgameri në federatë me pru dikë nga Anglia ku nuk ka hendboll (si në Australi, Luksemburg, Finlandë”, kështu ka deklaruar për gazetën Kombëtare “Bota sot”, Aziz Makiqi, hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë! 

Llazari ka këtë shpjegim dhe e pranon se ka pasur sulm në vitin 2015!

“Sa i përket sulmit, ka pas sulm dhe tentim por jo fizik, e kjo ka ndodhur me lejen e dikujt, të anëtarëve të bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, këtë e din mirë ata, edhe kush ka qëndruar prapa! 

Dikujt i ka penguar puna e Llazarit, këtë e ka thënë edhe Makiqi. Po më vjen keq por ka ardhur koha që t’i them. Kështu kanë thënë disa nga anëtarët e Bordit të FHK-së për mu: ‘A nuk patët dikë tjetër apo trajner tjerë, pos këtë katolikun më pru’!

Kur e kam pa që s’jam i mirëseardhur, atëherë kam dhënë dorëheqje para se me shku në Itali, për çka bordi siç e ka thënë edhe Makiqi, duke mos e ditur që kam dhënë dorëheqje, e thonë se jam shkarkuar. Izet Gjinovci e ka sqaruar më së miri në emisionin e Agim Kasapollit, se jam larguar e nuk më kanë shkarkuar.

Kjo u thënë nga disa anëtar të FHK-së dhe direkt: Çka na u deshtë katoliku!”, tregon këtë ngjarje tronditëse Llazari. Më tej Llazari tha se e kishte ndërmend të bëj një Kombëtare profesionale.

“Doja që të fusja profesionalizëm, të paktën lojtarët të marrin një meditje mesatare. Jo çunat me lyp pare prej shtëpisë që po e përfaqësojnë Kosovën, megjithatë disa ditë para nisjes i kanë siguruar mjetet, por u krijua një mos besim dhe mos organizim. Kur jemi kthye nga Italia në Shkup, nuk e kemi pas pritjen nga bordi i FHK-së, lojtarët kanë qenë gjithë ditën e gjithë natën pa ngrënë.  

Nuk kanë pasur lekë as për një senduiç, nuk e di a kanë pasur fëmijët para për të shkuar në shtëpi. Shumica nuk kanë pas para të shkojnë nëpër shtëpi. Anëtarët e bordit nuk janë marr me sport, por aty ka që 20 vjet anëtar bordi e nuk ka bërë asgjë. Për kontributin tim, në përgjithësi në sport, deri të largimi, mendoj se duhet me fol të tjerët e jo unë për vete”, përfundoi Llazari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat