Shala i drejtohet Llazarit: Trego o burrë dhe sqaro situatën të cilën e përmend Aziz Makiqi, se u bëmë gaz i botës!

Hendboll

Shala i drejtohet Llazarit: Trego o burrë dhe sqaro situatën të cilën e përmend Aziz Makiqi, se u bëmë gaz i botës!

Nga: K. Goca Më: 7 korrik 2020 Në ora: 19:24
Alfred Llazari

Veprimtar i shquar i hendbollit, Hasan Shala, është i brengosur shumë me deklaratën e fundit të hendbollistit më të mirë të të gjitha kohërave, Aziz Makiqi, kur thotë mes të tjerash: “Sikur në udhëtim zyrtar në Itali sulmi fizik ndaj selektorit A. Llazari i cili ju ka pengu, ku mbas një jave A. Llazari nga federata shkarkohet prej funksionit të përzgjedhësit”. 

Shala i drejtohet Llazarit, që të tregon saktësisht, sigurisht i kërkon edhe emrat se kush qëndron pas këtij sulmi në vitin 2015 në Itali!  

“Trego o burrë dhe sqaroje situatën të cilën e përmend Makiqi!

Image

Hasan Shala

Më mirë se ti askush nuk e dinë këtë, andaj shprehu dhe hiqe mjegullën, se me kësi postimesh po bëhem gazi i botës.

Këtu nuk është çështje individi por është në pyetje kolektivi të cilin më shumë mund e sakrifica e kemi pru deri në një nivel të lakmueshëm dhe të respektueshëm nga faktorët e brendshëm dhe ndërkombëtarë. Pra është në pyetje imazhi dhe reputacioni i kombëtares e cila e përfaqëson vendin brenda e jashtë, andaj mendoj se duhet sqaruar të gjitha rrethanat relevante nga se ne të kundërtën fajtorë do të mbeteni ju.

Ne kemi respekt për të gjithë ata të cilët kanë punuar dhe punojnë në të mirën e hendbollit kosovare, mirëpo edhe kritik dhe kërkues të llogaridhënies për ata të cilët me punën e tyre e dëmtojnë imazhin e saj.

Personalisht i urrej intrigat dhe ramjet e ulëta pavarësisht nga kush vijnë, andaj do të isha i lumtur që kjo mos të jetë e vërtet!
Respekt Makiqit dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për hendbollin Kosovarë”, komenton Shala në shkrimin: “Sulmi fizik ndaj selektorit të Kosovës në Itali, ja kush e thotë”! 

“Sa i përket sulmit, ka pas sulm dhe tentim por jo fizik, e kjo ka ndodhur me lejen e dikujt, të anëtarëve të bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, këtë e din mirë ata, edhe kush ka qëndruar prapa! 

Dikujt i ka penguar puna e Llazarit, këtë e ka thënë edhe Makiqi. Po më vjen keq por ka ardhur koha që t’i them. Kështu kanë thënë disa nga anëtarët e Bordit të FHK-së për mu: ‘A nuk patët dikë tjetër apo trajner tjerë, pos këtë katolikun më pru’!”, kështu ka thënë Llazari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat