Në ballinë të Federatës Evropiane është fotografia e kapitenes së Kosovës

Hendboll

Në ballinë të Federatës Evropiane është fotografia e kapitenes së Kosovës

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 11:47
Në ballinë të Federatës Evropiane është fotografia e kapitenes së Kosovës

Në ballinë të sajtit zyrtar të Federatës Evropiane të Hendbollit është fotografia e kapitenes së Kosovës, Leonora Demaj, në mesin e katër lojtareve të Bjellorusisë.

Me fotografinë e kapitenes sonë, EHF-ja ka ilustruar shkrimin për fillimin e rrugëtimit për në Botërorin “Spanja 2021”.

Në fazën e parë të kualifikimeve garojnë kombëtare cilësore si Austria, Bjellorusia, Sllovakia, Turqia, Ukraina, Zvicra, Islanda, Portugalia...

Por EHF-ja ka ilustruar shkrimin me fotografi të Kosovës.

Jemi të përkushtuar që të arrijmë suksesin e synuar në këto kualifikime. Kohë për llafe e diskutime të kota nuk kemi. Vendosmërinë për të avancuar tutje e kemi të palëkundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat