A është Faruk Shala si trajner vendorë më i mirë se Taib Kabashi?

Hendboll

A është Faruk Shala si trajner vendorë më i mirë se Taib Kabashi?

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:59
A është Faruk Shala si trajner vendorë më i mirë se Taib Kabashi?

Pak ka trajnerë vendorë, pak shumë pak që po shijojnë tituj në vitet e fundit në hendbollin e Kosovës! 

Trajneri Faruk Shala është krenar që me klubin e Istogut në tri vitet e fundit ka arritur tre trofe, një titull kampioni në vitin 2019 dhe dy Kupa të Kosovës, në vitin 2018 e 2019! 

Kjo e bën Shalën të ndihet superior sepse me një klub me një traditë të shkurtër 16 – vjeçare, ka tre trofe në vitrinat e klubit. Taib Kabashi në tre vitet e fundit nuk ka asnjë trofe për dallim nga Faruk Shala, megjithatë e mbanë primatin si trajneri vendorë me suksese në vitet e pasluftës. 

Kabashi është nga trajnerët që ka zbuluar një numër të madh të lojtarëve dhe i ka bërë të gatshëm për Kombëtaren e Kosovës.

Është shpirti i hendbollit.  

E veçanta është, se Faruk Shala me Istogun është nënkampione gjatë edicionit që sapo ka përfunduar, sikurse edhe Prishtina me Taib Kabashin. 

Për dallim nga Taib Kabashi që nuk ka fitore Faruk Shala e ka një fitore në finale e play-off-it. 
Pavarësisht kësaj, dy trajnerë që po mundohen për të rritur cilësinë e hendbollit.

Shala mburret që është i vetmi selektor i kombëtares së Kosovës U-20 për femra, që në vitin 2018, mori guximin që ta zhvilloi stërvitjen e parë në midis Beogradit, nën tytat e snajperistëve të xhandarmërisë serbe.  

Kjo e ka futur në histori dhe që i jep përparësi nga selektorët tjerë. Kabashi njihet edhe si kontribues edhe si lojtar i Gjeneratës së Republikës, që i doli ballë për ballë agresorit serb.  Shala nuk ua shtrin dorën askujt për punën e tij, sepse mendon se profesionalisht është më i përgatitur dhe krenar që drejton një klub si Istogu. Kabashi dhe Shala janë punëtorë të mëdhenj!! Madje Shala përgatitet që në të ardhmen t'ju mbajë ligjërata sepse e ka edhe titullin profesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat